Interesim i “çmendur” nga tifozët, biletat Shqipëri-Ishujt Faroe shiten për pak orë

Futboll

Interesim i “çmendur” nga tifozët, biletat Shqipëri-Ishujt Faroe shiten për pak orë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 14:20
Shqipëri

Biletat e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe janë shitur të gjitha në vetëm pak orë. Federata Shqiptare e Futbollit nxori njoftimin mbrëmjen e të enjtes se të gjitha biletat për duelin e rëndësishëm në Tiranë më 20 nëntor kanë avulluar në kohë rekord.

Edhe pse përballë vendit të fundit në grup, kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë si takimi i fundit në grupet kualifikuese.

Çmimet e biletave varionin nga 3000 lekë më e lira, deri në 8000 lekë më e shtrenjta.

Kombëtarja shqiptare udhëton fillimisht në Moldavi më 17 nëntor, ku edhe aty do te kemi një stadium të tejmbushur ndërsa 3 ditë më vonë pret në Tiranë Ishujt Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat