Silva: Nuk mund të fitosh gjithçka me para, futbolli nuk është i tillë

Futboll

Silva: Nuk mund të fitosh gjithçka me para, futbolli nuk është i tillë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 14:37
Thiago Silva

Thiago Silva, mbrojtësi aktual i Chelsea, dha një intervistë në të cilën nisi një “shigjetë” drejt PSG, klubit ku luajti nga viti 2012 deri më 2020, pa arritur megjithatë të fitonte Champions League, qëllimi i vërtetë i presidentit Nasser Al-Khelaifi:

“Ti nuk do të marrësh gjithçka vetëm sepse ke shumë para, futbolli nuk funksionon kështu.

Nëse nuk ke një plan të qartë për atë që dëshiron, gjërat nuk do të shkojnë mirë”.

Thiago Silva shtoi më tej: “Së pari duhet të jeni të respektuar në vendin tuaj (Francë), për t’u respektuar edhe jashtë vendit. Ne nuk e bëmë këtë (i referohet kohës së tij si parizien).

Ne bëmë të kundërtën, sepse synonim të na donin jashtë vendit, por nuk kishim bërë asgjë për t’u respektuar në shtëpi”.

Kush e di se si do t’i marrin këto deklarata të brazilianët në “Parc des Princes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat