Prokurori i Shtetit e konfirmon ligjshmërinë e FC Liria

Futboll

Prokurori i Shtetit e konfirmon ligjshmërinë e FC Liria

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit e ka konfirmuar ligjshmërinë lidhur me klubin e Lirisë, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë skuadra prizrenase.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar zyrtarët e Lirisë lidhur me kallëzimin penal për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e autorizimeve, se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer vepër penale, raporton KosovaPress.

“Të enjten, Prokurori i Shtetit, njoftoi zyrtarët e FC Liria, lidhur me hudhjen e Kallëzimit penal, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të autorizimeve, duke konstatuar se:" nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer vepër penale, e as ndonjë vepër penale tjetër që ndiqet sipas detyrës zyrtare".

Më tej, në shkresë thuhet se :Policia e Kosovës- Njësia e Hetimeve DHKEK-NJRHKEK, në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka paraqitur kallëzim penal më 28.07.2023, kundër të dyshuarit Qemal Krasniqi, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të autorizimeve,..

Në arsyetim, shkruan se dyshimi ka qenë lidhur me dhënjen në menaxhim privat të klubit”, shkruante në komunikatën e Lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat