Një grua qëndron pas rrëmbimit të babait të yllit të Liverpool

Futboll

Një grua qëndron pas rrëmbimit të babait të yllit të Liverpool

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:16
Luis Diaz

Një guerrile e njohur vetëm si Patricia është emëruar si rrëmbyesja kryesore e babait të yllit të Liverpool, Luis Diaz, zhdukja e të cilit është bërë kryefjalë në Kolumbi prej ditësh.

Futbollisti i Liverpool, Luis Diaz u përball me një fatkeqësi të vërtetë të shtunën e kaluar, kur rrëmbyesit e armatosur sulmuan dhe rrëmbyen prindërit e tij. 

Nëna u lirua po atë natë, por nuk ka asnjë gjurmë për babain e tij.

Shtatë ditë më vonë ende nuk dihet shumë dhe babai Luis Manuel Diaz është kryefjala e mediave kolumbiane. 

Autoritetet kanë shpallur një shpërblim të madh monetar për një të dhënë kryesore që do të çonte në lirimin e tij.

Tani media kolumbiane më në fund ka publikuar disa të dhëna. Gjegjësisht, një grua e identifikuar si Patricia u emërua organizatore e operacionit në të cilin u rrëmbye Diaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat