Conte përgatit rikthimin e bujshëm

Futboll

Conte përgatit rikthimin e bujshëm

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:29
Antonio Conte

Kanë kaluar shtatë muaj që kur Antonio Conte nuk është më në stol.

Trajneri puljez, pas përfundimit të aventurës së tij te Tottenham, mori një periudhë pushimi dhe reflektimi, periudhë që e ka vazhduar edhe disa javë më parë pasi mori propozimin e Napolit dhe e refuzoi atë.

Hipoteza italiane në fakt e intrigon, siç shpjegoi ai, por për momentin Conte nuk është i gatshëm të marrë drejtimin e një skuadre në mes të sezonit.

Prandaj, ndoshta do të duhet të presim deri në sezonin e ardhshëm për ta parë atë përsëri në detyrë. Dhe në atë moment, opsionet për të do të jenë të shumta dhe nuk do të mungojnë, duke i dhënë mundësinë të zgjedhë projektin më të përshtatshëm.

Synimi i tij duket të jetë të kthehet të punojë në Itali. Edhe pse mund të ketë skuadra të mëdha jashtë vendit në dispozicion të ish-trajnerit të Italisë.

Vlen të shikohet me shumë interes se çfarë do të ndodhë në Torino. Juventus e ka ende nën kontratë Allegrin, por nëse tekniku livrnez e përfundon këtë vit pa asnjë trofe, divorci mund të bëhet një hipotezë konkrete dhe emri i parë në tavolinë do të ishte ai i Conte-s.

Situatë e ngjashme edhe te Milan për Piolin, me trajnerin që tashmë do të thotë lamtumirë nëse nuk e fiton titullin. Është edhe Napoli dhe Roma: dihet që klubi napolitan po kalon një moment të vështirë nën drejtimin e Rudi Garcia, ndërsa verdhekuqtë pritet të ndryshojnë trajner në fund të sezonit.

Mundësitë jashtë Italisë. Me Ancelottin që pritet të marrë drejtimin e Brazilit në fund të sezonit, duhet bërë kujdes ndaj Real Madridi, skuadër afër së cilës ka qenë edhe në të kaluarën. Në Angli, vështirësitë e Manchester United mund të çojnë te një ndryshim në stol.

Në Gjermani dhe Francë, Tuchel dhe Luis Enrique janë në diskutime të vazhdueshme, duke pasur parasysh ambiciet e Bayernit dhe PSG-së: fitimi ‘vetëm’ i kampionatit nuk do t’u mjaftonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat