Kasami flet në prag të takimit derbi me Shkëndijën

Futboll

Kasami flet në prag të takimit derbi me Shkëndijën

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:44
Ard Kasami

Ard Kasami i Struga Trim Lum pret një “betejë të ashpër” kundër Shkëndijës te dielën në Strugë.

Pas 12 xhirove të para dallimi në pikë mes të dyja skuadrave është vetëm një pikë, derisa fitorja e thellë 4:0 ndaj Vardarit në mesjavë, vetëm se ka rritur besimin kolektiv të skuadrës.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme, poashtu edhe e rëndë.

Duke ju referuar ndeshjes së parë, mendoj se rezultati nuk ishte real, por këtë duhet ta dëshmojmë  ditën e dielë, duke hyrë me gjitha forcat dhe ta fitojmë këtë ndeshje që të marrim edhe kreun e tabelës, aty ku edhe e kemi vendin.” – u shpreh Ard Kasami, i cili kundër Vardarit zhvilloi ndeshjen e dytë si titullarë dhe gjithsej të 6-tën këtë edicion.

Ndeshja e së dielës në Strugë do të jetë e 13-ta kundër Shkëndijës në kuadër të Ligës së parë, aty ku numërojmë 5 fitore, 3 barazime dhe 4 disfata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat