Prishtina e Re më e mirë se Vjosa, përforcon kreun

Futboll

Prishtina e Re më e mirë se Vjosa, përforcon kreun

Nga: K. Goca Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 17:22
Prishtina e Re

Prishtina e Re kthehet me tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Vjosën e Shtimes.

Shtimjanët lëshuan rastin e mirë që të marrin kreun e tabelës, pasi që pësuan humbje në derbi. 

Prishtina e Re i falet golave të futbollistëve Toni Salihut (61’) e Lorik Dobratiqit (69’).

Për Vjosën shënoi Fidan Gashi.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtina e Re kryeson me 26 pikë, ka 4 më shumë se Vjosa në pozitën e dytë pas 11 javë ne Ligën ne Parë të Kosovës, Grupi B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat