Çmimet e frikshme për finalen e madhe

Futboll

Çmimet e frikshme për finalen e madhe

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 18:10
Stadiumi

Amerika e Jugut ndaelt, luhet finalja e Kupës Libertadores. Atje jetohet ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e botës, një ngjarje më shumë se një ndeshje e thjeshtë.

Këtë vit do të përballen në finale Boca Juniors dhe Fluminense, ndeshje që do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 21 (me orën tonë) në stadiumin Maracana të Rio de Zhaneiros.

Ethet në prag të ndeshjes janë shumë të mëdha, me tensionin që ka arritur kulmin me përleshje mes tifozëve dhe policisë.

Stadiumi do të jetë një spektakël me ngjyra dhe tifozeri të zjarrtë, por nuk do të jetë e lehtë të gjendet një biletë: çmimet janë të çmendura.

Në fakt, për finalen e Kupës Libertadores çmimet për finalen e madhe kanë arritur shifra të frikshme: nga 1500 në 3000 dollarë.

Shifra marramendëse që tifozët duhet të paguajnë nëse do të duan ta përjetojnë live finalen e madhe mes Boca Juniors, në kërkim të trofeut të shtatë, dhe Fluminense, vetëm një herë finalist (2008), por kurrë fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat