Pritjes i vjen fundi, Broja i gatshëm për sfidën ndaj Tottenham

Futboll

Pritjes i vjen fundi, Broja i gatshëm për sfidën ndaj Tottenham

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 21:36
Armando Broja

Pritjes i vjen fundi. Armando Broja do të jetë nën urdhrat e teknikut Maurizio Pochettino për sfidën e së hënës mbrëma, ndaj kryesuesve të Premier League, Tottenham, duke u rikthyer kështu në fushën e blertë, 1 muaj pas rikthimit fillestar nga dëmtimi.

Sulmuesi “kuqezi”, i cili për shkak të një shqetësimi fizik nuk dha kontribut as për Kombëtaren në ndeshjet përballë Çekisë në eliminatore dhe me Bullgarinë në miqësore, do të grumbullohet për sfidën e radhës, të paktën kështu ja njoftuar tekniku argjentinas.

“Tani duhet ta vlerësojmë për të parë nëse është gati të luajë nga minuta parë të hënën. Ndoshta ai do të jetë i disponueshëm për të qenë në stol.

Ai po stërvitet sot dhe shpresoj se mund të përfshihet”,- u shpreh Pochettino. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat