Përmbytjet në Toskanë, tifozët e Fiorentina kërkojnë shtyrjen e përballjes me Juventus

Futboll

Përmbytjet në Toskanë, tifozët e Fiorentina kërkojnë shtyrjen e përballjes me Juventus

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Pas përmbytjeve tragjike që goditën Toskanën, ultrasit e Fiorentinës, të njohur ndryshe “Curva Fiesole”, kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes me Juventusin në “Artemio Franchi”.

“Një pjesë e qytetit tonë është gjunjëzuar plotësisht. Ka shtëpi të shkatërruara, jetë të shkatërruara dhe ndërkohë që bie shi, po mendojmë ta luajmë ndeshjen e së dielës sikur të mos kishte ndodhur asgjë – lexohet në një deklaratë të tifozëve të skuadrës vjollcë – Në mënyrë të qartë dhe kategorike “Curva Fiesole” kërkon që ndeshja të shtyhet”.

Tifozët e Fiorentinës mbajnë qëndrim duke kërkuar shtyrjen e ndeshjes kundër Juventusit dhe përqendrimin e të gjitha forcave në dispozicion të komunitetit për të ndihmuar njerëzit në vështirësi në këtë moment.

“Energjia dhe burimet le t’u dedikohen ekskluzivisht njerëzve tanë në vështirësi dhe jo për të zhvilluar një ngjarje sportive. Ne kërkojmë respekt për viktimat, për familjet e tyre, për ata që kanë humbur gjithçka në pak orë dhe janë ende të braktisur, pa energji elektrike dhe gaz, të rrethuar nga uji”.

Ndërkaq, Kryetari i Bashkisë së Firenzes, Nardella, në lidhje me këtë çështje, ishte shprehur:

“Nga sot nuk ka plane për shtyrjen e ndeshjes, por situata do të monitorohet në orët në vijim. Ne po punojmë pa u lodhur, por nëse do të bjerë shi gjatë fundjavës, operacionet e shpëtimit do të bëheshin më të vështira. Për fat të keq, parashikimet nuk duken të mira.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat