Dy fëmijët hedhin në gjyq legjendën

Futboll

Dy fëmijët hedhin në gjyq legjendën

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 22:53
Rud Gulit

Rud Gulit është në telashe me drejtësinë. Ish-fituesi i “Topit të Artë”, një legjendë e vërtetë e futbollit botëror, do të përballet në gjyq me dy fëmijët e tij, Kuinsi Xhorxhs dhe Shejen Dil, përkatësisht 32 dhe 29 vjeç.

Ata kanë akuzuar të atin për shkeljet e vazhdueshme të përgjegjësisë prindërore që kur ishin të vegjël dhe kërkojnë një dëmshpërblim që kalon 500 mijë eurot. Këto janë paratë që u takojnë si pension pas vendimit të gjykatës që nuk u paguan kurrë nga i ati i cili u divorcua jo edhe aq miqësisht me mamanë e tyre, Kristina Pensa.

Kuinsi ka bërë të ditur se nuk ka asnjë lloj kontakti me të atin, edhe në pikën që ai nuk u përgjigjet as mesazheve të urimit për data të veçanta. Të dy fëmijët kanë bërë të ditur se nuk duan që të mbahen me para nga i ati, por e shohin fitoren para gjykatës si diçka më shumë.

”Është e qartë se këto para mund të na ndihmojnë, por mbi të gjitha është një fitore morale për ne”, thanë 2 fëmijët e legjendës së futbollit.

Gulit ka njohur ligjërisht 6 pasardhës, të lindur nga tre gra të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat