Lazio mposhtet pas tri fitoresh rresht

Futboll

Lazio mposhtet pas tri fitoresh rresht

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Lazio ndal serinë e fitoreve radhazi në Serinë A në transfertën e Bolognas, nga ku doli pa pikë.

Skuadra kryeqytetase, me Hysajn në stolin e rezervave, u mposht 1-0 në “Dall’Ara”, duke regjistruar disfatën e pestë sezonale në kampionat.

Golin e vetëm të kësaj sfidë e realizoi Ferguson sapo nisi pjesa e dytë, fale një kombinimi perfekt mes lojtarëve vendës.

Të paktën në dy raste futbollistët e Lazios kërkuan me forcë 11-metërsh, por në të dyja rastet, si me Pedron (43’), ashtu edheme Castellanon (51’), kryesori vijoi lojën.

Falë këtij suksesi, Bologna ngjitet disa vende në renditje, duke parakaluar edhe Lazion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat