Konfirmohet e ardhmja e Kylian Mbappes

Futboll

Konfirmohet e ardhmja e Kylian Mbappes

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 23:20
Kylian Mbappe

Në Spanjë janë të sigurt: Kylian Mbappe do të jetë pjesë e Realit të Madridit prej sezonit të ardhshëm. Ylli francez po luan vitin e fundit me PSG-në.

Në verë i përfundon kontrata me kampionët e Francës, teksa që prej datës 1 janar të 2024 pritet të firmosë një parakontratë me “Los Blancos”.

El Chiringuito TV raporton se te Reali janë gati të mirëpresin sulmuesin fantastik, i cili do të mbajë veshur fanellën me numër 10 në “Santiago Bernabeu”.

Florentino Perez tenton prej vitesh të sigurojë shërbimet e 24-vjeçarit. Vetë lojtari nuk e ka mohuar kurrë dëshirën e madhe për të veshur një ditë fanellën e Realit.

Dhe vera e ardhshme do të finalizojë me sukses “telenovelën”, me klubin spanjoll që do të marrë me parametra zero një nga futbollistët më të mirë në planet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat