Atletico Madridi ndalet nga Las Palmasi

Futboll

Atletico Madridi ndalet nga Las Palmasi

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 23:45
Las Palmasi

Atletico Madridi ka pësuar humbjen e parë pas gjashtë fitoreve radhazi dhe të dytën e këtij sezoni në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone pësoi humbje në udhëtim ndaj Las Palmas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Gran Canaria” përfundoi me rezultatin 2:1.

Kirian (51’) dhe Benito Ramirez (75’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Golin e vetëm për madrilienët e shënoi Alvaro Morata (83’).

Las Palmas pas kësaj fitore ka 17 pikë dhe ndodhet në pozitën e nëntë.

Atletico Madridi është i treti me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat