Mazari: Me Sileksin i duam tre pikët, do të japim maksimumin për t’i fituar

Futboll

Mazari: Me Sileksin i duam tre pikët, do të japim maksimumin për t’i fituar

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 00:02
Atdhe Mazari

Rabotniçki  e pret Sileksin në xhiron e 13-të të Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoni.

Ndeshja është caktuar për nesër me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

Anësori Atdhe Mazari thotë se lojtarët janë maksimalisht të motivuar për të treguar cilësitë e tyre, pas humbjes nga Shkupi në xhiron e fundit.

“Rabotniçki posedon shumë më shumë cilësi se paraqitjet dhe rezultatet e arritura deri tani në kampionat.

Ne futbollistët e dimë këtë dhe duhet ta tregojmë në fushë. Jemi shumë të motivuar për ndeshjen e nesërme me Sileksin i duam tre pikët, dhe do të bëjmë maksimumin për t’i fituar.

Kundërshtari është një skuadër e madhe, por besoj se do t’i kalojmë dhe do të arrijmë në triumf”, ka thënë Atdhe Mazari për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshjen e nesërme do ta gjykojë Aleksandar Stavrev nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat