Feronikeli ’74 pret Malishevën në ndeshjen hapëse të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë

Futboll

Feronikeli ’74 pret Malishevën në ndeshjen hapëse të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 09:51
Albi Mall Superliga

Xhiro e 13-të në elitën e futbollit kosovar Albi Mall Superliga starton sot, por që është vetëm një ndeshje në program për tu zhvilluar.

Dueli i vetëm i ditës së sotme do të luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Malishevës.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve të njëpasnjëshme dhe ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës.

Në anën tjetër mysafirët janë të motivuar pas fitores në mesjavë ndaj Prishtinës dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Sfida tjetër që ishte paraparë të luhet sot ishte edhe ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit, por që është shtyrë për një kohë të pacaktuar shkaku që kampioni në fuqi i Kosovës ka bërë këtë kërkesë.

Ballkani ka bërë kërkesë për tu shtyrë ndeshja shkaku se të enjten ka ndeshje në Ligën e Konferencës dhe FFK e ka aprovuar atë duke shtyrë duelin me Gjilanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat