Messi thyen heshtjen dhe flet për ofertat nga Arabia dhe Evropa

Futboll

Messi thyen heshtjen dhe flet për ofertat nga Arabia dhe Evropa

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 10:49
Lionel Messi

Lionel Messi ka vetëm disa muaj që është futbollist i Inter Miamit, pasi iu bashkua skuadrës amerikane pas dy viteve të kaluara te PSG.

Sulmuesi argjentinas ishte vërshuar nga ofertat gjatë verë, madje duke refuzuar edhe ato më të mirat financiare që vinin nga Arabia Saudite.

Mjafton të përmendet vetëm njëra nga to, ku Messi refuzoi kontratë tre vjeçare nga Al-Hilal që i kishte ofruar 400 milionë euro neto në sezon dhe Messi i tha jo.

36-vjeçari tani ka thyer heshtjen dhe ka folur për ofertat që kishte në një rrëfim për të përditshmen franceze L’Equipe.

Gjeniu argjentinas u shpreh se kishte oferta të pafundme gjatë verës, mirëpo zgjedhja për t’iu bashkuar Inter Miamit ishte më e mira.

“Kam pasur shumë oferta në tavolinë këtë vit, vërtet shumë të ndryshme; përfshirë shumë klube evropiane dhe Arabinë Saudite”.

“Ne vendosëm të vijmë në Miami dhe është një vendim me të cilin jemi të kënaqur, ndihemi rehat këtu”, u shpreh kapiteni i Kombëtares së Argjentinës.

Ndër të tjera Messi tha se aventura e tij në futbollin evropian ka marrë fund dhe nuk mendon të rikthehet më.

“Po mund të konsideroj se e kam kryer me futbollin evropian. Falë Zotit pata një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë dhe fitova gjithçka që kam ëndërruar”.

“Tani jam në SHBA dhe nuk mendoj se do të kthehet të luaj më në Evropë”, u shpreh Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat