Jahiji: Besoj t’ju hakmerremi për disfatën në Strumicë

Futboll

Jahiji: Besoj t’ju hakmerremi për disfatën në Strumicë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:18
Pamje nga një ndeshje

Voska Sport e pret sot në Ohër skuadrën e Brerës nga Strumica. Ndeshja fillon në orën 13:00.

Futbollisti Xhemil Jahiji e vlerëson kundërshtarin, por premton se do të japin maksimumin për të shënuar fitore.

“AP Brera na vjen në Ohër.

Premtoj se do të japim më të mirën që edhe në këtë ndeshje të marrim pikë.

Shpresoj këtë herë pikët të jenë të plota në konton tonë.

E dimë se do të jetë kjo një ndeshje e vështirë, pasi edhe ata posedojnë një skuadër shumë të mirë, megjithatë besoj se mund t’ia dalim ndaj tyre dhe se do të ju hakmerremi për atë disfatë në ndeshjen e parë në Strumicë, ku edhe pse luajtëm shumë mirë, në fund pësuam disfatë”, u shpreh Jahiji.

Na tabelën e klasifikimit, Voska Sport renditet në vendin e parafundit me 12 pikë, kurse Brera e pesta me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat