Messi nuk i jep asnjë rast

Futboll

Messi nuk i jep asnjë rast

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:22
Messi

Lionel Messi ka deklaruar se nuk do të rikthehet te Barcelona, ashtu siç u raportuar kohëve të fundit – por, pranoi se e dëshironte një gjë të tillë në verë.

Pasi Inter Miami mbeti jashtë fazës së “Play-Offit” në MLS, u spekulua për një rikthim të yllit argjentinas te Barça gjatë afatit të janarit, kësaj here në formë huazimi.

Megjithatë, një lëvizje e tillë është hedhur poshtë nga vetë Messi.

36-vjeçari së fundmi ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku zbuloi se donte të rikthehej te Barcelona në verën e këtij viti si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin.

“Unë mund të isha kthyer në Barcelonë këtë verë, por ishte një situatë e ngjashme me atë që ndodhi në vitin 2021 kur u largova për në Paris.

Kam menduar të kthehem në Barça, për jetën time atje, për pensionimin atje siç kam dashur gjithmonë, por nuk ishte e mundur”, tha Messi.

Babai dhe agjenti i kapitenit të Argjentinës ishte në bisedime me Barcelonën për të bërë një lëvizje të tillë, por që në fund nuk u realizua, sepse klubi nuk mund të garantonte regjistrimin e tij për shkak të problemeve me kufirin e pagave. Dhe, në fund Leo zgjodhi të shkonte te Inter Miami.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” u pyet edhe për mundësinë e huazimit te “Blaugranët” në janar për shkak të pushimit që ka me skuadrën nga Miami.

Megjithatë, përgjigja e Messit ishte e prerë: “Nuk ka asnjë shans”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat