Nuk ka kuptim të fshihesh

Futboll

Nuk ka kuptim të fshihesh

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:26
Scamacca

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, foli në numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport” për ndeshjen mes Atalantës dhe Interit: “Ndeshja vjen në kohën e duhur për të dyja skuadrat. Me shumë mundësi, njëra nga të dyja do të duhet ta humbasë këtë rekord të vogël në mbrojtje.

Nuk ka kuptim të fshihesh, Interi është më i fortë në letër se Atalanta, por kjo është gjithmonë një ndeshje veçanërisht e vështirë. Dhe gjithashtu e bukur për shkak të cilësisë së lojtarëve në fushë”.

Një sfidë brenda sfidës edhe në sulm. Cilin preferon presidenti historik zikaltër mes Lautaro dhe Scamacca? “Lautaro është në një nivel tjetër, tani shumë të lartë.

Ai nuk ka nevojë për konfirmim apo krahasime me sulmuesit e tjerë, por mua më pëlqen ajo që po bën Scamacca në Bergamo. Është gjithmonë mirë për ekipin kombëtar që ka një djalë me këtë talent, i cili luan në një ekip me rol kaq të rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat