Latifi është shqetësimi i skuadrës

Futboll

Latifi është shqetësimi i skuadrës

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:33
Latifi

Tirana dhe Vllaznia janë dy skuadrat që janë prekur nga epidemia e dëmtimeve.

Nga ana tjetër, te bardheblutë janë shumë të dëmtuar që ende nuk janë kthyer në fushën e lojës.

Liridon Latifi është shqetësimi i skuadrës bardheblu. Lojtari ka një problem në kavilje dhe stafi ka vendosur që ta lërë pushim. Futbollisti do të jetë gati me shumë mundësi vetëm pas ndeshjes me Kukësin, pasi skuadra nuk dëshiron të rrezikojë një dëmtim tjetër.

Dy portierët Gentian Selmani dhe Mustafë Abdullahu. Selmani ka qenë këto ditë në stadium, por vazhdon të çalojë. Projeksionet janë që të nisë stërvitjet në janar. Abdullahu me shumë mundësi nis stërvitjen së shpejti dhe mund të jetë gati në dhjetor.

Aktivizimi në muajin tjetër do të ishte arritje për gardianin. Patrik stërvitet me ekipin, por për të luajtur me shumë mundësi do të nisë në dhjetor.

Bruno Lulaj ka shqetësime të vogla, por pas Skënderbeut do të jetë në fushën e lojës.

Abazaj ka pasur probleme, por me shumë mundësi ai do të jenë që këtë sfidë në fushën e lojës. Një situatë për spital, që bardheblutë duhet ta kalojnë me doemos për të qenë të plotë për pjesën e mbetur të vitit.

Me shumë mungesa, Tirana pritet të luajë me një 3-4-1-2. Në portë, Kozi që ka treguar personalitet. Në mbrojtje Hila, Najdovski që dje ishte pushim dhe Hoxhallari. Në mesfushë Haxhiu, Qefalija, Jonuzi dhe Përgjoni. Para tyre Hasani. Në sulm do të luajë Kaina dhe njëri prej dyshes Abazaj-Lushkja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat