Ish - sulmuesi i Liverpool gjen qetësinë në Francë

Futboll

Ish - sulmuesi i Liverpool gjen qetësinë në Francë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:35
Amiens

Ish-sulmuesi i Liverpool dhe disa skuadrave të tjera në Angli, Andy Caroll, ka nisur së fundmi një aventurë në Francë me skuadrën e Ligës së Dytë, Amiens.

Në shtatë ndeshjet e para me skuadrën e re, 34-vjeçari e ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës.

Por, përveç fushës së blertë, Caroll duket se po shijon më shumë jetën jashtë fushe. Kjo pasi sulmuesi shprehet në një intervistë se ndryshe nga Anglia, në Francë nuk e ndalojnë në rrugë për autografe, foto apo për ta pyetur si shkoi një ndeshje.

“Ndjehem shumë rehat me jetesën në Amiens, këtu mund të shkoj i qetë në një pastiçeri, të blej çokollatë dhe e di që askush nuk do të më pyesë se si shkoj ndeshja, apo të më kërkojë foto.

Këtu mund të shkoj me fëmijët për të vizituar kopshtin zoologjik dhe e di shumë mirë që ata nuk do të mërziten sepse askush nuk do të më ndaloj në rrugë për të më kërkuar autografe.

Madje, afër vendit ku banoj është edhe një pub ku shkoj me çunat për të parë ndeshje futbolli. Së fundmi, pamë ndeshjen e Paris Saint-Germain në Champions League ndaj Milan, askush nga klientët e tjerë nuk më foli. Kjo është diçka e mrekullueshme”, u shpreh Caroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat