Argjentinasit dhe brazilianët do të garojnë për titullin sot në

Futboll

Argjentinasit dhe brazilianët do të garojnë për titullin sot në

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Pas incidenteve në prag, me tifozët e dy skuadrave që u përplasën dhunshëm në Copacabana, Boca Juniors dhe Fluminense do të përballen sot (e shtunë 4 nëntor) në finalen e Copa Libertadores, Champions League e Amerikës së Jugut.

Ndeshja mes Boca Juniors (në ndjekje të trofeut të shtatë) dhe Fluminense do të zhvillohet në stadiumin 'Maracana' në Rio de Zhaneiro në orën 17:00 me orën lokale (21:00 me orën tonë).

Boca Juniors-Fluminense, formacionet e mundshme 

BOCA JUNIORS (4-4-2): Chiquito Romero; Advincula, Figal, Valentini, Fabra; Medina, Pol Fernandez, Equi Fernandez, Barco; Merentiel, Cavani. Trajner: Jorge Almiron

FLUMINENSE (4-2-3-1): Fabio; Samuel Xavier, Nino, Felipe Melo, Marcelo; André, Ganso; Martinelli, Jhon Arias, Keno; Germán Cano. Trajner: Fernando Diniz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat