Dortmund - Bayern, derbi gjerman

Futboll

Dortmund - Bayern, derbi gjerman

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:11
Dortmund - Bayern

S ignal Iduna Park” do të jetë “arena” ku do të ballafaqohen dy emblemat e Gjermanisë në spektrin e futbollit, saktësisht Dortmundi dhe Bayerni.

Edhe pse atmosfera e krijuar në “strehën” e verdhezinjve cilësohet si më e zjarrta, jo vetëm brenda kufijve, sërish bavarezët ndër vite ia kanë gjetur “formulën” për t’i mposhtur. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat më pikante nga të dyja kampet.

Në harkun e 133 dueleve në total mes Bajernit dhe Dortmundit në të gjitha frontet, diktohet nga 68 fitore të bavarezëve, 34 për verdhezinjtë (saktësisht gjysma e sukseseve të Bajernit) dhe 31 ndeshje janë ndarë në paqe. Në kuadrin e lojtarëve që e kanë gjetur më tepër rrugën e rrjetës në “Der klasse”, Levandovski “mburret” me 32 gola, teksa lë shumë mbrapa Gerd Mylerin me 15, një më tepër se Tomas Myler.

FORMA- Borusia Dortmund dhe Bajerni ende nuk e kanë shijuar humbjen përgjatë 9 javëve Bundesligë. Të besuarit e Tomas Tuhelit grumbullojnë 23 pikë, 2 më tepër se rivalët më të mëdhenj. Por ecuria e rekordmenëve gjermanë në ciklin aktual si udhëtues nuk bind. 3 ndeshjet e fundit pësojnë gol dhe kartonët e verdhë janë kthyer në “meny” të preferuar.

Në harkun e 4 takimeve si mysafir në kampionat, Kejni me shokë e kanë gjetur rrugën e golit në 11 raste, e përkthyer me mesataren 2.75, kundrejt 9 golave të Dortmundit në rolin e pritësit.

Julian Brand ka shërbyer si promotor në golat e vendësve kur janë impenjuar në shtëpi (3 gola, mesatarisht 33% të finalizimeve nga verdhezinjtë në “Signal Iduna Park”.

Leroi Sane ka marrë profilin e “goleadorit” kur kampionët në fuqi të Bundesligës kanë udhëtuar, 4 gola. Po ashtu vlen të ceket se grupi i Edin Terziç është treguar naiv në shkaktimin e penalltive, dy të tilla. Ndërsa mbi 65% të golave nga të dyja ekipet vijnë në pjesën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat