Ish - lojtari italian: Immobile është shumë i prekur nga mungesa e Tares

Futboll

Ish - lojtari italian: Immobile është shumë i prekur nga mungesa e Tares

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:14
Tare

Igli Tare duket se ka lënë një boshllëk te Lacio. Masimo Brambati ka thënë për “TMW Radio” se Imobile e ndjen mungesën e drejtorit sportiv shqiptar. Ish-futbollisti italian është shprehur se tani gjithçka është e përqendruar në duart e Sarrit.

“Dje në mbrëmje, një person shumë të afërt me Lacion dhe me Imobilen, më fliste për situatën e këtij lojtari.

Është shumë i prekur nga mungesa e Tares, i cili ishte një person që mbulonte Imobilen nga vështirësitë që ndodhin gjatë viteve.

Pa Taren, Sarri ka gjithçka në duart e tij. Është më intrasigjent dhe nuk ka mirënjohje kundrejt tij”, ka thënë Masimo Brambati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat