Ancelotti para sfidës me ekipin e Balliut: Kthehet Arda!

Futboll

Ancelotti para sfidës me ekipin e Balliut: Kthehet Arda!

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:42
Ancelotti

Për t’i dhënë edhe më shumë vlerë triumfit në “El Clasico” ndaj Barcelonës në fundjavën e kaluar si dhe për të mbrojtur kreun e LaLiga-s, Real Madrid i duhet të mos gabojë në Santiago Bernabeu përballë Rayo Vallecanos së Ivan Balliut.

Në konferencë për shtyp, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh i kënaqur me performancën e të tijve ndërsa theksoi se për sfidën e së dielës, në dispozicion rikthehet Arda Guller.

“Çfarë duhet të përmirësojë Bellingham?

Për momentin nuk ka asnjë defekt, nuk ka asgjë për të përmirësuar. Tani ka nevojë vetëm për vazhdimësi. Ajo që bën diferencën te lojtarët është pikërisht vazhdimësia dhe për fat ai e ka pasur edhe këtë. Më befason sepse shpenzon shumë në aspektin fizik, nuk është natyrale për një lojtar të karakteristikave të tij.

Rodrygo dhe Vinicius? Jam i bindur se në vazhdimësinë e sezonit do të shënojnë më shumë gola se Bellingham. E rëndësishme është që kur të mos shënojë Rodrygo dhe Vinicius të jetë Bellingham dhe Joselu. Por, unë nuk e kam me nxitimi, golat do të vijnë edhe për Rodrygo e Vinicius.

Gjendja e Arda Guller? Këtë javë nisi stërvitjet me grupin dhe do të jetë i grumbulluar për ndeshjen me Rayo Vallecanon. Pak nga pak do të nisë të marrë edhe minuta”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat