​City-Bournemouth, formacionet zyrtare

Futboll

​City-Bournemouth, formacionet zyrtare

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Bournemouthit, e vlefshme kjo për xhiron e 11 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, City fitoi 3:0 ndaj Manchester United, kurse Bournemouth mposhti Burnleyn 2:1, raporton KosovaPress.

Momentalisht, City zë vendin e tretë në Premier Ligë me 24 pikë, krahas Bournemouthit që renditet në vendin e 17 me vetëm gjashtë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqitet De Bruyne, kurse te Bournemouthi mungojnë Adams, Cook, Fredericks, Marcondes, Neto dhe Randolph.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Ake, Akanji, Walker; Rodri, Stonesl Doku, Kovacic, Alvarez, Silva; Haaland

Bournemouth (5-4-1): Radu; Aarons, Mepham, Zabarnyi, Kelly, Kerkez; Christie, Scott, Billing, Tavernier; Solanke

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat