Kapiteni godet në shtesë, rikthen Manchester United te fitorja

Futboll

Kapiteni godet në shtesë, rikthen Manchester United te fitorja

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 15:52
Manchester United

Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League. Skuadra e Erik ten Hag triumfoi 0-1 në duelin e luajtur përballë Fulhamit në “Craven Cottage”.

Sfida ishte tepër e luftuar, teksa kryesori Brooks nxori 8 herë kartonin e verdhë. “Djajtë e Kuq” iu falën golit të Bruno Fernandes në minutat shtesë të takimit.

Kapiteni gjeti cepin e portës kundërshtare me një goditje të saktë, duke ndezur festën e tifozëve të United, shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.

Rastet nuk munguan për të dy ekipet, teksa VAR-i anuloi golin e skocezit McTominay në pjesën e parë për miqtë.

Në fund festuan lojtarët e United, të cilët siguruan një fitore tepër të rëndësishme. Duke llogaritur momentin e vështirë ku gjendeshin.

Me suksesin e sotëm, United është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat