Derbi mes Atalantas dhe Interit, formacionet zyrtare

Futboll

Derbi mes Atalantas dhe Interit, formacionet zyrtare

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Gewiss” në Bergamo do të jetë nikoqir i derbit italian mes Atalantas dhe Interit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11 të Serie A.

Në xhiron e fundit të kampionatit italian, Atalanta e mposhti 3:0 Empolin, kurse Interi fitoi 1:0 kundër Romës.

Momentalisht, Interi zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 25 pikëve, krahas Atalantas që renditet në vendin e pestë me 19 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Atalantan nuk do të paraqiten Toure dhe Vorlicky, kurse te Interi mungon Cuadrado.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Atalanta (3-4-2-1): Musso; Kolasinac, Djimsiti, Scalvini; Ruggeri, Ederson, de Roon, Zappacosta; Lookman, Koopmeiners; Scamacca

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat