Nga kaosi total te shitja e bujshme

Futboll

Nga kaosi total te shitja e bujshme

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:21
Stadiumi

Fillimisht dorëheqja e trajnerit Marcelino, e shkaktuar nga futja e tifozëve ultrasve në dhomat presidenciale, më pas drama para ndeshjes ndaj Lionit, me sulmin e tifozëve në autobusin e rivalit historik.

Për Marseille, sezoni 2023-24 po kthehet në një makth.

Skuadra e trajnerit Gattuso, jashtë fushës po përjeton javë shumë delikate, ato të negociatave mes pronësisë aktuale amerikane dhe fondit arab të interesuar për blerjen e klubit.

Në këtë kuptim, në javët e ardhshme priten lajme vendimtare, të paktën sipas asaj që ka parashikuar nga gazetari i Canal+, David Berger, i cili bëri një deklaratë domethënëse në X (ish-Twitter).

Sipas informacioneve të tij, në fakt janë përshpejtuar negociatat mes emisarëve të fondit të Arabisë Saudite dhe pronarit dhe presidentit aktual të Marseille Frank McCourt për shitjen e klubit. Një marrëveshje përfundimtare mund të gjendet në javët në vijim për një shifër afër 400 milionë euro.

Pikërisht ajo që ndodhi para ndeshjes kundër Lyonit do ta kishte shtyrë McCourt të përpiqej të përshpejtonte negociatat, duke e konsideruar kohën e tij në Marsejë të mbaruar.

Biznesmeni amerikan, ish-pronar i Los Angeles Dodgers, e ka blerë klubin francez në vitin 2016 nga Margarita Louis-Dreyfus, duke arritur të rikthejë klubin në pozicionet kryesore të kampionatit dhe në Europë me stabilitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat