Partizani - Vllaznia, kryesfida e javës

Futboll

Partizani - Vllaznia, kryesfida e javës

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:25
Luan Zmijani

Partizani – Vllaznia është kryesfida e javës së dymbëdhjetë të Abissnet Superiore, e cila të hënën në ora 18:00 do të luhet në “Arenën e Demave”. Luan Zmijani, ish-futbollisti i të dy skuadrave, por tanimë trajner në Akademinë e futbollit kuqeblu, shfaq pretendimet e tij për këtë takim.

"Mendoj që do të presim një sfidë shumë të fortë. Sepse do të kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë si në tabelë, ashtu edhe në emra. Them që duhet të jetë një ndeshje kthese për Vllazninë nëse do të kemi mundësinë të marrim një rezultat pozitiv", shpjegon Luan Zmijani.

Katër fitore radhazi Partizani e Vllaznia me shumë oshilacione, a mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në këtë sfidë?

"Partizani, duhet të flasim realisht, është më lart se sa ne. Është më mirë dhe po paraqitet më mirë se sa ne. Ne kemi patur oshilacionet tona, por dita e hënë kam mendimin që do të flasë për Vllazninë", thekson Zmijani

Nga Memelli tek Qatip Osmani. Ndryshimi i trajnerëve a e ndihmon skuadrën?

"Mendoj se ka për të qenë një plus i madh për skuadrën sepse do të dijë të motivojë skuadrën dhe ka për të ditur për t'i marrë maksimumin këtij grupi. Pavarësisht se është i cunguar për shkak të dëmtimit të futbollistëve, të cilat realisht na kanë ndjek ndeshje pas ndeshjesh", bën të ditur trajneri i Akademisë së Futbollit të Vllaznisë.

Por kush e fiton ndeshjen? Zmijani flet me zemër.

"Janë dy gjëra, mundësia dhe dëshira. Unë kam qejf me t'i dhënë përgjigje pyetjes me dëshirë. Unë dua të them që kam qejf të fitojë Vllaznia", ka përfunduar Zmijani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat