Anthony Taylor bie nga kategoria

Futboll

Anthony Taylor bie nga kategoria

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:29
Anthony Taylor

Entoni Tejlor, shumë i diskutuari për vendimet e tij jo vetëm në Premier Ligë, por dhe në ndeshjet ndërkombëtare, tanimë është duke paguar gabimet e tij.

Kështu pas një gabimi shumë të rëndë në Premier Ligë, në ndeshjen Uolves – Njukastëll, teksa akordoi një penallti inekzistente për miqtë, ndërsa ishte shumë i diskutueshëm dhe për vendimet e marra në finalen e Ligës së Euroës, Sevija – Roma më 31 maj, tanimë është rrëzuar në një kategori më poshtë.

Thënë ndryshe në Championship, quajtur ndryshe Seria B angleze, ndërsa këtë fundjavë do të gjykojë si kryesor ndeshjen Preston – Konventri.

Mes ndeshjeve të tij ndërkombëtare të shumta është dhe ajo e 7 shtatorit në kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, Republika e Çekisë – Shqipëri 1-1. Pavarësisht karrierës dhe eksperiencës në Angli nuk të falin e ndërkombëtari Tejlor është ulur një kategori më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat