Drita për pikë të plota, Vavalis shpreh optimizmin 

Futboll

Drita për pikë të plota, Vavalis shpreh optimizmin 

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 19:50
Akis Vavalis

Drita e Gjilanit në udhëtim takohet me KF Dukagjinin e Klinës.

Në konferencë për media, trajneri Akis Vavalis, tha se synojnë t'i kthejnë pikët e lëshuara nga raundi i parë me KF Dukagjinin.

"Nesër takohemi me një skuadër që janë të rrezikshëm në fushën e tyre.

Shpresoj të kthehemi me rezultate të mira.

Më e rëndësishme për ne tani është të reagojmë në mënyrën sa më të mirë, të "luftojmë', të jemi agresiv dhe të performojmë si ekip pastaj rezultati do të vij.

Ne duhet t'i marrim tri pikë për ne, sidomos ndaj kundërshtarit që kemi lëshuar pikë në raundin e parë motivimi është më i madh.

Kemi edhe shumë ndeshje në lojë. Vazhdoj të besoj në djemtë dhe besoj që do t'i kthehemi rezultateve pozitive. Shpresoj që kjo të filloj nesër", ka thënë Vavalis.

Sa i përket atmosferës në klub dhe 'egoizmit' të disa lojtarëve, trajneri Vavalis tha se Drita është mbi të gjitha.

"Pas ndeshjes me Lirinë unë kam folur për disa lojtarë dhe një gjë të tillë nuk e shoh më aq më pak kundër Ballkanit.

Të gjithë e dijnë që DRITA është mbi të gjithë dhe një gjë e tillë nuk ekziston në klubin tonë mund të ketë raste të izoluara, i flasim me lojtarët dhe aty mbyllet gjithçka", ka përfunduar Vavalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat