Interi ballëlart nga Bergamo! Gjimshiti titullar, Asllani 4 minuta

Futboll

Interi ballëlart nga Bergamo! Gjimshiti titullar, Asllani 4 minuta

Nga: K. G. Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 19:55
Pamje nga ndeshja

Interi përforcon kreun e tabelës në Serie A me fitoren me rezultat 2:1 në Bergamo ndaj Atalantës, në takimin e javës së 11-të.

Calhanoglu në minutën e 40-të nga penalltia e Lautaro Martinez në atë të  57-tën, shënuan për fitoren e zikaltërve. 

Vendasit ngushtuan humbjen me golin e futbollistit Samacca. 

Goli i tij në minutën e 61-të nuk mjaftoi dhe Atalanta doli kokulur nga stadiumi në Bergamo.

Berat Gjimshiti ka luajtur nga minuta e parë për Atalantën dhe Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e 86-të për Interin.

Interi kryeson me 28 pikë, ka 5 më shumë se Juventusi (një ndeshje më pak) dhe Atalanta është në pozitën e pestë me 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat