Bayerni nuk tregon mëshirë ndaj Dortmundit, dy pikë larg Bayer-it

Futboll

Bayerni nuk tregon mëshirë ndaj Dortmundit, dy pikë larg Bayer-it

Nga: K. G. Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:21
Pamje nga ndeshja

Bayerni i Munihut ka treguar lojë të madhe në stadiumin "Signal Iduna Park" në Dortmund.

Bavarezët shënuan fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Dortmundit.

Kampioni i Gjermanisë ka hedhur pas shpine eliminimi e  turpshëm nga Kupa e Gjermanisë, duke iu kthyer furishëm Bundesligës I.

Futbollisti Harry Kane është trim i ndeshjes me tre gola të shënuar në minutën e 9-të, 72' e 90+2'. 

Golin tjetër e ka realizuar (4') futbollisti Upamecano.

Pas javës së 10-të Bayer i Granit Xhakës kryeson me 28 pikë duke lënë pas Bayern Munihun me 26, Stutgarti 21, Dortmundi 21, Leipzig  20 sosh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat