Humbi ndjenjat në stadium, drejtuesit e Skënderbeut i shkojnë në shtëpi

Futboll

Humbi ndjenjat në stadium, drejtuesit e Skënderbeut i shkojnë në shtëpi

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:59
Pamje nga pritja në shtëpi

Humbi ndjenjat në stadium, drejtuesit e Skënderbeut i shkojnë në shtëpi!

Momente paniku u regjistruan në datën 29 tetor në qytetin e Korçës, teksa luhej minuta e 68-të e duelit mes Skënderbeut dhe Egnatias, një tifoz korçar, u rrëzua duke humbur ndjenjat në tribunën C të stadiumit “Skënderbeu”, teksa falë ndërhyrjes në kohë rekord të mjekëve të të dyja skuadrave, situata u mor nën kontroll dhe tifozi u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës.  

Ndërkohë ditën e sotme, nën slloganin “Sporti na bën bashkë”, drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, së bashku me zv.trajneri Gentjan Liçi dhe mjekun e ekipit Dionis Prisojin, vizituan në shtëpi tifozin, Andon Çami, i cili humbi ndjenjat në shkallët e stadiumit.  

Gjatë kësaj vizite, drejtuesit e skuadrës korçare, i kanë dhuruar një fanellë të ekipit dhe një abone vjetore, z.Andon Çami që tashmë gëzon shëndet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat