Dita nuk i frikësohet Strugës

Futboll

Dita nuk i frikësohet Strugës

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 23:10
Bruno Dita

Të dielën Shkëndija si lider në Strugë ndeshet me kampionët në fuqi në një duel tepër të rëndësishëm që sjell xhiroja e 13-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

"Kuqezinjtë derbin e shohin si mundësi ideale për të treguar se dy barazimet e fundit në Tetovë me Brerën dhe Voskën janë lënë prapa dhe skuadra ka potencialin për të vazhduar mbarë garën për titull. Ndeshja Struga-Shkëndija luhet të dielën në buzë liqenit me fillim nga ora 13:00", njofton KF Shkëndija. 

Atmosfera para Strugës….

Bruno Dita, futbollist i Shkëndijes, thotë: “Atmosfera është e mirë, pavarësisht se në dy ndeshjet e fundit në shtëpi kemi lënë pikë dhe dimë gjithësecili nga ne që nuk kemi qenë në lartësinë e duhur.

Kjo do të jetë motivim për ne që ndeshjen me Strugën, pavarësisht se do jetë ndeshje e vështirë me rival direkt, të futemi me synimin e vetëm për tre pikët dhe të dalim nga kjo lojë me fitore.”

Ai flet edhe për rastet e humbura me Voskën: " “Kur krijon raste, ajo të jep besim më shumë.

Por në ndeshjen e fundit me Voskën krijuam shumë raste, s’kishim fat. Do veçoja mundësinë e Çinarit që vetëm Zoti e din si doli jashtë dhe nuk ishte e shkruar për ne.

Atë që thash, krijojmë raste dhe shpresoj goli të vjen sa më shpejtë për ta zgjidhur ndeshjen, jo pasi të pësojmë gol të zgjohemi e të fillojmë të luajmë tamam. Por që në fillim ta zgjidhim 1:0, pse jo 2:0 e pastaj të bëjmë lojën tonë.”

Derbi në momentin e duhur?

 “Po është e vërtetë vjen në momentin e duhur, për një rival direkt, ndeshje e fortë ku secili motivimin e gjen brenda vetes. Do thoja që është ndeshja e duhur për të treguar forcën tonë”, përfundon Dida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat