Fluminense në histori, fiton Copa Libertadores, lot nga Boca Juniors

Futboll

Fluminense në histori, fiton Copa Libertadores, lot nga Boca Juniors

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 23:45
Fluminense feston

Fluminense fiton për herë të parë në histori Copa Libertadores, kompeticion në të cilin kishte arritur deri në finale në vitin 2008.

Skuadra braziliane, ku luajnë emra të njohur si Marcelo (ish i Realit) apo Felipe Melo, mposhti 2:1 në stadiumin mitik “Maracana” të Rio de Janeiros rivalen argjentinase Boca Juniors, skuadra e dytë që që ka triumfuar më shumë në këtë kompeticion (gjashtë herë) pas ekipit tjetër argjentinas, Independiente (shtatë herë, rekordi absolut).

Golin e parë të finales e realizoi Cano i Fluminenses në minutën e 36-të, por Boca u kundërpërgjigj me Adviculan në të 72-tën.

Rezulati nuk ndryshoi në minutat e mbetura të kohës së rregullt, kështu që për të përcaktuar fituesin do të luheshin dy shtesa nga 15 minuta.

Në të 99-tën, Kennedy shënoi golin e dytë për ekipin brazilian, por vetëm pak minuta më vonë mori karton të kuq.

Forcat u ekuilibruan shumë shpejt, pasi edhe Fabra i Bocas u ndëshkua me karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat