Guardiola i mahnitur nga performanca e Bernardo Silva: Mu kujtua Messi

Futboll

Guardiola i mahnitur nga performanca e Bernardo Silva: Mu kujtua Messi

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 08:19
Pep Guardiola dhe Bernardo Silva

Pep Guardiola ishte i impresionuar nga performanca e “fantazistit” portugez, Bernardo Silva në përballjen e Manchester City ndaj Bournemouth, me “luzitanin” që shënoi dy herë në këtë sfidë, ku u shfaq në nivelin më të lartë.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai shënoi dy gola të mrekullueshëm. Lëvizja në golin e dytë më kujtoi Messin. Messi e ka bërë këtë shumë herë. Të gjithë janë të lumtur që e kemi këtu”,- u shpreh Guardiola pas ndeshjes.

Përveç performancës spektakolare të Bernardo Silva, tekniku spanjoll shpjegoi gjithashtu edhe arysen pse e largoi “bomberin” norvegjez, nga fusha në fillimin e pjesës së dytë të sfidës.

Ai e ndrydhi kyçin e këmbës dhe nuk donim të rrezikonim. Ai nuk ndihej rehat. Ndoshta do të kthehem të martën ose të dielën”,- theksoi tekniku spanjoll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat