​“Fadil Vokrri” ndriçohet sonte për derbin e Superligës

Futboll

​“Fadil Vokrri” ndriçohet sonte për derbin e Superligës

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Stadiumi “Fadil Vokrri” do t’i hap dyert sonte për një tjetër ballafaqim shumë interesant në futbollin kosovar.

Bëhet fjalë për ballafaqimin ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, duel ky i vlefshëm për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Këto dy skuadra po luftojnë për të dalin në garat evropiane edicionin e ardhshëm. Derisa Llapi ka 21 pikë në vendin e tretë, Prishtina është e pesta me 16 pikë, andaj vetëm fitorja i mban në garë bardh e kaltërit.

Ndeshja do të nis nga ora 19:00 nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat