Ujkani: E mbylla me buzëqeshje, Vicario fenomen

Futboll

Ujkani: E mbylla me buzëqeshje, Vicario fenomen

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:28
Sajmir Ujkani

Sajmir Ujkani i dha fund karrierës së gjatë mes shtyllave. Portieri, i cili veshi fanellat e Shqipërisë dhe Kosovës, është emëruar zv drejtori i përfaqësueses dardane.

Vitet më të bukura të karrierës i kaloi në Itali, vend ku 35-vjeçari nga Vushtrria luajti me skuadra të shumta. Si Empoli, Torino, Genoa, Cremonese, Palermo, Pisa, Latina, Chievo Verona dhe Novara.

Në një prononcim për TMW, Ujkani theksoi se largohet duke buzëqeshur, teksa thur elozhe për Guglielmo Vicario, portierin e Tottenhamit. Ekip që po e ndihmon me pritjet e tij të jetë në krye të Premier League.

“Largohem me buzëqeshje në fytyrë, nuk kam pengje.

Unë besoj shumë në Zot, kështu që mendoj se rrugëtimi im ishte ai që duhej të ishte. Falënderoj njerëzit që më kanë qëndruar pranë.

Në Itali u bëra burrë. Dua të falënderoj gjithë skuadrat dhe qytetet ku kam luajtur”, deklaroi Ujkani, i cili ndalet edhe te Vicario, me të cilin kanë qenë shokë skuadre tek Empoli.

“Kur bëra zgjedhjen për të shkuar tek Empoli, Sicignano ishte aty dhe ai më paralajmëroi se Vicario mund të bëhej një fenomen. Guglielmo është rritur shumë, të gjithë jemi krenarë për të.

Italia ka siguruar portierin e së ardhmes. Për mua mund të shkonte kudo; kushdo që ta merrte do të kishte bërë bingo. Por zgjedhja e duhur ishte sigurisht kalimi te Tottenhami”, përfundoi Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat