Dembele: Më mungon vetëm një gjë

Futboll

Dembele: Më mungon vetëm një gjë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:10
Dembele me shokë

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele ka komentuar suksesin ndaj Montpellier për Prime Video:

“Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, kemi dashur ta marrim seriozisht këtë ndeshje për të shkuar në krye të renditjes para të tjerëve.

“Ne jemi përgatitur shumë mirë para ndeshjes së madhe kundër Milanit në Champions League.

“Ne e njohim njëri-tjetrin gjithnjë e më mirë, kemi muaj që luajmë bashkë. Dhe trajneri na jep udhëzime që përpiqemi t’i zbatojmë në ndeshje.

“Goli që nuk vjen? Nuk më shqetëson. Jam shumë i kënaqur me lojën time, por gjithçka që më mungon është ky gol”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat