Kapet edhe me gazetarët

Futboll

Kapet edhe me gazetarët

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 14:04
Thomas Tuchet

Pas “Klasikes” të fituar në shifrat 4-0, Thomas Tuchet nuk është përmbajtur në konferencën e dhënë për shtyp si dhe në panelin e “Sky Detschland” ku ishte prezent edhe njëri prej kritikëve të tij.

“Si një ekip ku prej kohësh nuk ka zhvillim dhe ku gjendja e brendshme mes trajnerit dhe lojtarëve është e keqe më duket se kemi marrë një rrezultat të mirë. Për të tjerat pastaj mund të pyesni ekspertët si Didi (Haman) dhe Lotar (Mateus)”.

Konferenca e pas ndeshjes në Dortmund ka qenë një spektakël më vetë pasi trajneri i rekordmenëve të Gjermanisë nuk është përmbajtur duke akuzuar dy ekspertët e “Sky Deutschland”, të cilët gjatë javës kanë pohuar se në Mynih ekipi nuk po zhvillohet si dhe kanë nënvizuar shpesh herë për klimën e rënduar mes lojtarëve dhe teknikut.

Një fitore si ajo e mbrëmshmja i ka dhënë të drejtë Thomas Tuchet, i cili kishte një mesazh edhe për gazetarët. “Tani duhet të ktheheni 180 gradë dhe të tregoni diçka tjetër pasi të gjitha çfarë keni shkruar deri më sot janë histori pa vlerë. Bëfshi qejf”, i është drejtuar Tuhel kritikëve të tij.

Ditët e fundit ishin mjaft të rënduara nga emocionale në Mynih pas eleminimit të Bajernit nga Kupa e Gjermanisë përballë ekipit të Sarbrykenit, por fitorja në Dortmund me ato shifra dukshëm ka rikthyer qetësinë në klub.

“Pokeri” në një fushë si e Dortmundit pa lojtarë kyç si Kimish dhe De Ligt dhe me Goreckën e Upamekanon të pa rikuperuar plotësisht ishte një sinjal i fortë për rivalët në Bundesligës nga ana e Bajernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat