Shkëndijes nuk i mjaftoi goli i Endrit Krasniqit, dështon në Strugë

Futboll

Shkëndijes nuk i mjaftoi goli i Endrit Krasniqit, dështon në Strugë

Nga: K. G. Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 14:54
Krasniqi

Struga Trim Lum, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, ka fituar derbin shqiptar, me rezultat 2:1 ndaj Shkëndijes së Tetovës.

Punët Shkëndijes iu komplikuan në minutën e 62-të, kur Çinari u përjashtua me karton të kuq.

Shkëndijes nuk i mjaftoi goli i Endrit Krasniqit që shëno nga penalltia në minutën e 54-të

Campore (73') e Radeski (75') përmbysën epërsinë e tetovarëve dhe shënuan për fitoren 2:1 të Strugës.

Shkupi kryeson me 28 pikë, duke lënë pas Struga Trim Lum me 27 e Shkëndijen me 25 sosh pas 13 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat