Skuadra shqiptare kryeson, + 3 pikë para Buduçnostit të Podgoricës

Futboll

Skuadra shqiptare kryeson, + 3 pikë para Buduçnostit të Podgoricës

Nga: K. Goca Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 15:24
Deçiqi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka përforcuar kreu e tabelës në elitën e futbollit malazez.

Deçiqi ngadhënjeu në Plevla me rezultat 1:0 ndaj Rudarit.

Futbollisti Aleksa Golluboviq ka shënuar autogol në minutën e 30-të dhe rezultoi me fitoren e udhëtuesve.

Presidenti i klubit Deçiqi, Pal Dreshaj, me stafin e tij, po bëjnë një punë të madhe dhe synojnë titullin e parë në histori të klubit.  

Pas javës së 15-të në kampionatin malazez, Deçiqi kryeson me 32 pikë dhe ka tre më shumë se Buduçnosti në pozitën e dytë, ndërsa Rudari është në vend të nëntë me 12 pikë.

Në javën e ardhshme Deçiqi e pret Jezeron dhe Buduçnosti Jedinstvon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat