Simeone pranon

Futboll

Simeone pranon

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 16:45
Simeone

Diego Simeone nuk ka ndërmend të largohet nga Atletiko e Madridit.

Tekniku argjentinas mësohet se ka arritur që të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën aktuale, e cila mbaron në fund të këtij sezoni.

Sipas medieve spanjolle akordi i ri parashikon një ulje nga 20%-30% të pagës aktuale dhe do të përfundojë në fund të sezonit 2026-2027.

Nëse gjithçka do të zyrtarizohet atëherë “Çolo” Simeone do të bëhet  tekniku më jetëgjatë i “los Colchoneros”, të cilët i besuan stolin plot 12 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat