Publikohen formacionet Luton - Liverpool

Futboll

Publikohen formacionet Luton - Liverpool

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 17:13
Formacionet

Në orën, 17:30, “të kuqtë” e Liverpool do të zbresin në fushën e blertë të “Keniworth Road”, për t’u përballur me “kapelabërësit” e Luton, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, Rob Edëards i ka rreshtuar të tijët me formacionin, 3-5-2, ku në portë është Kaminski e para tij Mengi, Lockyer e Osho. Në krahët e mesfushës janë Kaboer e Doughty, me qendrën që mbulohet nga Townsend, Nakamba e Barkley, ndërsa në sulm është dyshja Ogbenne-Morris.

Në krahun tjetër, tekniku Jurgen Klopp ka zbritur në fushë më të mirët për përballjen e sfidës së kësaj të diele, teksa në portë është vendosur braziliani Ederson. Në krahët e mbrojtjes janë Gomez e Alexander-Arnold, me qendrën që mbulohet nga Konat e Van Dijk.

“Dirigjimi” i lojës në mesfushë bëhet nga treshja Gravenberch-Mac Allister-Szoboszlai, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga “faraoni” Mohamed Salah, Diogo Jota e “bomberi” uruguajan, Darwin Nunez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat