Protesta të tifozerisë vendase, ndërpritet ndeshja nga fishekzjarrët

Futboll

Protesta të tifozerisë vendase, ndërpritet ndeshja nga fishekzjarrët

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 17:23
Pamje nga ndeshja

Skënderbeu dhe Tirana luajnë sot mes tyre një ndeshje shumë të rëndësishme për “Final 4” në Korçë, në ndeshjen e javës së 12 të Kategorisë Superiore.

18’ Ndërpritet ndeshja për pak çaste pasi tifozët e Skënderbeut hedhin fishekzjarrë në fushë.

16’ Dy goditje këndi radhazi dhe dy skema që nxjerrin në pozicion goditje fillimisht Hasanin e më pas Jonuzin. Në rastin e parë sfera bllokohet nga mbrojtja korçare, ndërsa në të dytin sfera fluturon mbi traversë.

13’ Haxhiu nga e djathta gjen hapësirë dhe lëshon një diagonale e cila përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Alia.

12’ Rashica nga e djathta harkon në anën tjetër te Shaqe i cili vonohet në goditjen e tij drejt portës dhe bllokohet nga mbrojtja e bardhebluve.

11’ Aksion me shumë pasime i korçarëve para zonës së Tiranës, në fund është Liço i cili vonohet dhe detyrohet të shkaktojë faull ndaj Metës i cili i kishte rrëmbyer topin dhe po nisej në kundërsulm.

8’ Pecani tenton me një gjuajtje të befasishme nga një pozicion ballor jashtë zonës, sfera përfundon jashtë në të djathtë të portierit Kozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat