Nica: Ja arsyet pse nuk ia doli Kukësi ndaj Dinamos

Futboll

Nica: Ja arsyet pse nuk ia doli Kukësi ndaj Dinamos

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 17:24
Stavi Nica

Trajneri Stavi Nica në përfundim të ndeshjes me Dinamon, që doli në barazim 0-0, për “MCN”, tregoi arsyet pse Kukësi nuk ia doli sot në “Kukës Arena” ndaj kryeqytetasve. Mungesat, cilësia dhe angazhimi i zëvendësuesve si dhe terreni janë shkaqet që Kukësi la dy pikë ndaj Dinamos, sipas trajnerit Nica.

“Nuk mund të thuash për Dinamon se është skuadër e lehtë. Kampionati është i gjatë dhe situatat sa vijnë e vështirësohen. Dinamo ka lojtarë me kualitet dhe po përshtaten.

Uroj trajnerin e ri, pasi ka bërë zgjedhjet e duhura dhe ekuilibruar ekipin, kjo më ka shqetësuar gjatë gjithë ndeshjes, por dhe terreni i rënduar.

Ndaj parashikohej ky rezultat për këto gjëra që thashë.

Pjesa e parë pati grintë, agresivitet, patëm shanset tona për të shënuar. Ndërrimet rezultuan negative, si Rivas dhe Rashiti. Presim shumë nga ata që kanë kualitet,  por ekipi  ra në ritëm, iu larguam portës kundërshtare dhe kjo ishte si lojë.

Gjendja fizike e ekipit?

Sigurisht është gjëja kryesore. E kemi shprehur se skuadra nuk e ka luksin të mungojnë lojtarë që janë përshtatur me formacion. Pastaj ndeshjet po luhen afër dhe çedimi fizik është një nga arsyet. Më kryesore është se lojtarët që ndërrohen të tregojnë më shumë karkter. Por kur ata të ulin lojën është për t’u parë.

Duhet të përshtasim lojtarë.  Futëm një futbollist të ri në pozicionin e Salamit dhe ai na uli ritmin e krahut dhe një mundësi që pati për t’i shërbyer golit nuk e bëri.

Këta janë lojtarët e ri që nuk kanë eksperiencat e duhura dhe duhet të vuash. Ne pretendojmë gjithmonë të fitojmë në fushën tonë, por ngelet për të zgjidhur problemet brenda,  si çështje karakteri dhe shpirt gare.

Skuadra ka reaguar. Nuk dënoj skuadrën, por si do të plotësohen mungesat dhe rezervat që nuk sakrifikojnë. Kjo është pikëpyetje e madhe, duhet plotësuar skuadra me lojtarë të Superligës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat