Girona lider, Reali befasohet nga Rayo Vallecano

Futboll

Girona lider, Reali befasohet nga Rayo Vallecano

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Girona është lider i ri në kampionatin spanjoll.

Rayo Vallecano është specializuar për barazime në La Liga, nga 12 ndeshje ka 6 barazime.

Reali para shikuesve të vet u befasua nga Rayo Vallecano, duke luajtur baras (0:0).

Bellingham, Vinicius Junior, Kroos, Modriç etj, u përpoqën maksimalisht por nuk e thyen mbrojtjen e fortë të skuadrës së kryeqytetit.

Pas javës së 12-të, Girona kryeson me 31 pikë, pasojnë Real Madridi me 29, Barcelona 27, Atletico Madrid 25 etj. ndërsa Vallecano zë vendin e 9-të me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat